Specialistët: Fërkimet tregtare mund të shkaktojnë krizë në zhvillimin ekonomik global

2018-09-17 16:29:06 CRI Komenti juaj Printoni

Në seminarin e Forumit të Zhvillimit të Kinës 2018, që nisi 16 shtator, shumë specialistë të fushës ekonomike analizuan se fërkimet e tanishme tregtare po minojnë sistemin e tregtisë shumëpalëshe globale dhe mund të çojnë në krizë financiare. Ata theksuan se këto fërkime mund të godasin seriozisht ekonominë globale, e cila ndodhet në fazë rimëkëmbjeje.

Në këtë seminar, zv-drejtori i Qendrës së Zhvillimit të Këshillit të Shtetit të Kinës Wang Yiming mbajti një fjalim ku u shpreh se Raporti mbi Perspektivën Ekonomike Globale, të publikuar nga Banka Botërore më 5 qershor të vitit 2018, rritja e tarifave në mbarë botën mund të shkaktojë ndikim të madh negativ ndaj tregtisë globale. Deri në vitin 2020, tregtia globale mund të ulet 9%. Sipas raportit të OBT-së, për shkak të fërkimeve tregtare, shpejtësia e rritjes së tregtisë në botë do të ulet 0.3%. Edhe FMN-ja publikoi një raport ku vihet në dukje se lufta tregtare do të shkaktojë rënien e shpejtësisë së rritjes ekonomike globale mbi 1%.

Foto:zv-drejtori i Qendrës së Zhvillimit të Këshillit të Shtetit të Kinës Wang Yiming

Sipas Wang Yiming-ut, me zgjerimin dhe shtimin e fërkimeve tregtare, rreziqet e ndryshme globale do të forcohen më tej, duke rritur pasigurinë rimëkëmbjes së ekonomisë globale. Nga këto, rregullimi i politikave monetare do ta sjellë ndikim më të lartë.

"Prej vitit 2018, ekonomia më e zhvilluar e botës ka shpejtuar ritmin e rregullimit të politikave monetare, duke nxitur shtrëngimin e likuiditetit botëror, rritur normat e interesit dhe nxjerrjen e flluskës së aseteve. Kjo mund të shkaktojë efektin domino për plasjen e flluskës së aseteve. Me rritjen e rreziqeve të borxheve globale, disa ekonomi në zhvillim me nivele të larta borxhi kanë problemin e zhvlerësimit të monedhave të tyre dhe daljes së shumë fondeve, duke shkaktuar trazirë në tregjet financiare. Këto elemente mund të bëhen shkaktaret e para të një tjetër krize të re financiare."

Ish-nënkryetari i Akademisë së Shkencave Shoqërore Kineze, eksperti i makroekonomisëi Li Yang është i mendimit se niveli i borxheve të qeverisë kineze është shumë i sigurt. Megjithatë, ai tha se fërkimet e mëdha tregtare mes shumë vendeve do të përkeqësojnë nivelet e borxheve globale dhe të dobësojnë motorin e zhvillimit ekonomik botëror. Kjo mund të sjellë krizë më të thellë.

"Tani, rritjes ekonomike i nevojiten më shumë përkrahje financiare në krahasim me të kaluarën. Akumulimi i borxheve shkakton flluskë dhe formon cikël financiar. Problemet thelbësore aktuale janë shkaktuar nga organet financiare, të cilat sollën krizat financiare. Pas shpërthimit të krizës financiare, dalja jashtë saj është shumë e vështirë dhe nevojitet një kohë e gjatë."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore