Gjermania, Austria bien dakord në forcimin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së

2018-09-17 09:40:04 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe homologu i saj austriak Sebastian Kurz që ndodhet për vizitë në Berlin, ranë dakord në mbrojtjen më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian.

Sebastian Kurz u shpreh se është i nevojshëm parandalimi i një "Brexit të vështirë":

"Siç është përmendur tashmë, ka dy çështje të rëndësishme që do të diskutojmë në samitin jozyrtar të BE-së në Salzburg. Një ndër to është "Brexit" ku ndajmë të njëjtën mendim se ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të shmangur një Brexit me vështirësi të mëdha. Tema tjetër e diskutimit është emigrimi ku ne duam ta përkrahim propozimin e paraqitur nga presidenti i Komisionit të BE-sën Jean-Claude Juncker, diçka që ne e kemi kërkuar prej kohësh: forcimin e personelit për Agjencinë e Kufijve të BE-së "Frontex" dhe jo në të ardhmen e largët, por para vitit 2020."

Merkel tha se çështja e emigracionit është një temë shumë e rëndësishme dhe se Berlini, njësoj si presidenca e BE-së, Austria, e konsideron çështjen në fjalë prioritare.

Dy udhëheqësit pajtohen se duhet të forcohet bashkëpunimi me Afrikën për të frenuar shkaqet e emigracionit.

Merkel theksoi se BE-ja duhet të flasë në Salzburg për agjendën e zgjedhjeve europiane të majit të vitit 2019. (Fani/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore