Stamboll, policia arreston 500 grevistë, puntorë ndërtimi të aeroportit të ri

2018-09-16 10:31:40 CRI Komenti juaj Printoni

Policia turke arrestoi rreth 500 punëtorë të cilët pezulluan të premten punimet në aeroportin e ri të Stambollit për të protestuar ndaj kushteve të këqija të punës.

Sindikatat e përfshira në këtë çështje bënë të ditur se policia i mori punëtorët nga konviktet e tyre pranë kantierit të ndërtimit dhe i transferoi ata në rajonin e policisë me autobusë.

Sindikatat e përshkruajnë ndalimin nga ana e policisë të punëtorëve si "të paligjshëm" dhe "çnjerëzor".

Ky veprim ka shkaktuar një sërë protestash të njerëzve që kanë dalë në mbrojtje të punëtorëve, duke bërë që policia të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën jashtë një rajoni policie ku edhe po mbahen disa prej punëtorëve të arrestuar.

Mijëra punëtorë nisën të premten një protestë kundër kushteve të pasigurta në vendin e punës, të cilat kanë shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë punëtorëve gjatë punës për ndërtimin e aeroportit të ri, punimet e të cilit filluan në maj të vitit 2015. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore