Irani do të rrisë pasurimin e uraniumit nëse BE-ja nuk do të mbrojë interesat e Iranit

2018-09-16 09:13:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, paralajmëroi se vendi i tij mund të rrisë pasurimin e uraniumit nëse Bashkimi Europian do të vazhdojë të veprojë pasivisht pas tërheqjes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

"Nafta dhe bankat" janë "provë lakmuse", është shprehur Zarif, duke hedhur dyshime mbi zotimin e BE-së për të ndihmuar Teheranin e gjendur përballë ShBA-së dhe sanksioneve të vendosura nga ajo mbi eksportet e Iranit, naftën dhe transaksionet bankare.

Marrëveshja bërthamore u nënshkrua në vitin 2015 në Vjenë nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, përfshirë Kinën.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja në maj dhe nisën rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit në fillim të gushtit.

Që nga tërheqja e ShBA-së, Irani ka shpresuar se Europa do të ndërmarrë "masa praktike dhe të prekshme" për të mbrojtur interesat e Iranit. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore