Merkel: BE-ja duhet të ruajë dialogun me Rusinë

2018-09-15 09:59:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ndodhet për një vizitë në Lituani, tha të premten se deri sa të përmbushet Marrëveshja e Minskut, BE-ja nuk do t'i anulojë sanksionet ndaj Rusisë, por BE-ja duhet të ruajë dialogun me Rusinë.

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, tha në një konferencë shtypi se BE-ja duhet të luajë rol të rëndësishëm në çështjet globale.

Merkel zhvilloi një vizitë në Lituani të premten më 14 shtator, ku u takua përkatësisht me presidenten e Lituanisë Grybauskaite dhe kryeministrat e 3 vendeve baltike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore