Marrëdhëniet kino-ruse përmirësohen nën drejtimin e udhëheqësve dhe vullnetit popullor

2018-09-14 16:59:22 CRI Komenti juaj Printoni

Sapo ka përfunduar Forumi i 4-t Ekonomik i Lindjes në Vladivostok të Rusisë, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Kinës Xi Jinping.

Ky ishte takimi i 3-të brenda 4 muajve mes kreut të shtetit të Kinës dhe homologut rus Vladimir Putin.

Brenda 5 vjetëve të fundit, Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë takuar mbi 20 herë, duke pasqyruar nivelin e lartë dhe veçantinë e marrëdhënieve kino-ruse. Marrëdhëniet dypalëshe trajtohen me prioritetin gjatë agjendave diplomatike përkatëse.

Strategjia e tanishme e roleve drejtuese të udhëheqësve të dy vendeve është bërë një motor i fuqishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë takimeve të shpeshta mes krerëve të dy vendeve, ata bënë plane të ndryshme për zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Rusi. Krerët e dy vendeve morën pjesë në programe e aktivitete të rëndësishme gjatë shkëmbimeve dypalëshe, duke nxitur drejtpërdrejt bashkëpunimin dhe zhvillimet dypalëshe. Miqësia personale mes dy udhëheqësve shërben si një shembull pozitiv për shkëmbimet e niveleve dhe fushave të ndryshme mes dy vendeve.

Marrëdhëniet ndërshtetërore bazohen tek miqësia midis popujve. Krerët e dy vendeve kuptojnë thellësisht rolin e rëndësishëm të ndjenjave midis popujve në shkëmbimet dypalëshe. Vetëm duke forcuar bazën e vullnetit popullor, do të ndërtohet një ndërtesë të lartë e miqësisë kino-ruse brez pas brezi.

Në korrikun e vjetshëm, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkruan në Moskë "Deklaratën e përbashkët midis Kinës dhe Rusisë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik", ku theksohet në veçanti se integrimi i vullnetit të popujve me harmoninën e kulturave janë baza të miqësisë dypalëshe brez pas brezi.

Në drejtimin e krerëve të të dy vendeve është forcuar gjithnjë e më shumë baza shoqërore dhe popullore e miqësisë kino-ruse. Vitet fundit, janë ngushtuar shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve, është thelluar mirëkuptimi e njohja si dhe janë shtuar kontaktet njerëzore, nëpërmjet aktiviteteve të "Vitit Tematik", si "Viti i Vendeve", "Viti i Gjuhëve", "Viti i Turizmit", "Viti i Shkëmbimeve Miqësore", "Viti i Shkëmbimeve Mediatike", "Viti i Shkëmbimeve e Bashkëpunimit Krahinor" etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore