G77, mbështetja e Kinës ka rëndësi të madhe

2018-09-14 11:26:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i degës së Grupit të 77 vendeve (G77)në Vjenë Carlos A. Jativa u shpreh se mbështetja e Kinës ndaj kësaj organizate ka rëndësi të madhe për të nxitur pjesëmarrjen më të gjerë të vendeve në zhvillim në trajtimin e çështjeve globale.

Në një intervistë gjatë ceremonisë me rastin e 20-vjetorit të krijimit të degës G77 në Vjenë, ai tha se pas krijimit, peizazhi politik botëror ka përjetuar ndryshim të madh, ku Kina është bërë lojtare e rëndësishme në çështjet ndërkombëtare. Sipas tij, Kina si një aleate e ngushtë është shumë e rëndësishme për G77-n. Jativa bëri të ditur se bashkëpunimi dypalësh ka ecur mbarë dhe organizata e tij mbron me vendosmëri multilateralizmin. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore