Përfaqësuesi kinez Xie Zhenhua merr pjesë në Samitin Global për Klimën

2018-09-14 11:22:59 CRI Komenti juaj Printoni

Samiti Global i Veprimit të Klimës u hap paraditen e 13 shtatorit në Kaliforni të ShBA-së. Përfaqësuesi i posaçëm i Kinës për çështjen e ndryshimit të klimës, Xie Zhenhua mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe mbajti një fjalim. Fillimisht, Xie përcolli mesazhin e urimit nga presidenti Xi për organizimin me sukses të këtij samiti. Ai vlerësoi kontributin e qeverisë së Kalifornisë dhe të guvernatorit Jerry Brown në nxitjen e reagimit botëror ndaj ndryshimeve klimatike dhe bashkëpunimit pragmatik midis Kinës dhe ShBA-së. Ai tha se qeveria kineze do të vazhdojë të marrë pjesë aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe do të punojë me përpjekje për të dhënë kontribut aktiv për zhvillimin e vazhdueshëm të të gjithë botës.

Xie Zhenhua theksoi se ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më sfiduese dhe vendet e ndryshme duhet të forcojnë bashkëpunimin për të realizuar arritje të përbashkëta. Kina do të shtojë forcat për zbatimin e politikave ekzistuese për të siguruar realizimin e plotë të angazhimeve të saj ndaj botës në përballimin e ndryshimit të klimës. Ai shpresoi se palët e ndryshme do të përkrahin nismën "Veprimi global mbi ndryshimet klimatike" të nisur nga organizata jofitimprurëse kineze. (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore