Tregtia dypalëshe kino-ruse vazhdon të zhvillohet me shpejtësi

2018-09-14 11:19:25 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës Gao Feng tha në konferencën e shtypit të së enjtes se për 8 vjetë radhazi, Kina ka qenë partnerja më e madhe tregtare e Rusisë. Sivjet, tregtisë dypalëshe kino-ruse ka ruajtur prirjen zhvillimit të shpejtë.

Vëllimi i tregtisë dypalëshe në 8 muajt e parë të vitit arriti në 67.5 miliardë dollarë, një rritje 25.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas parashikimeve për gjithë vitin, kjo shifër do të arrijë në 100 miliardë dollarë amerikanë.

Gao Feng shtoi se vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe tregtare janë bërë mbështetje dhe një burim i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe. Kina vijon të mbetet vendi kryesor i investimeve të Rusisë. Në 7 muajt e parë të vitit, investimet direkte në të gjithë industrinë ruse arritën 230 milionë dollarë, duke shfrytëzuar investimet nga Rusia prej 48.64 milionë dollarë.

Gao Feng tha se ditët e fundit në Forumin e 4-t Ekonomik të Lindjes që u mbajt në Rusi, Kina dhe Rusia kanë arritur shumë rezultate të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, një prej të cilëve ishte nënshkrimi i "Planit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Rajonal Kinë-Rusi në Lindjen e Largët".

Mrekulli
Lajmet Kryesore