Pekin, kryediplomati Wang Yi takon homologun francez

2018-09-14 11:09:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të enjten në Pekin me homologun e tij francez Jean-Yves Le Drian.

Wang Yi u shpreh se viti i ardhshëm përkon me 55-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe si dhe me 100-vjetorin e Lëvizjes Kineze Studim-Punë në Francë.

Ai u shpreh se pala kineze është e gatshme të forcojë komunikimin reciprok me palën franceze mbi ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë", do të diskutojë metoda të reja të bashkëpunimit, zhvillimit të përbashkët të tregut të palës së tretë etj.

Të dy palët duhet të japin kontributin e tyre për mbrojtjen e multilateralizmit, përmirësimin e qeverisjes globale dhe nxitjen e paqes dhe zhvillimit botëror.

Le Drian u shpreh se pala franceze është e gatshme të nxisë bashkëpunimin me palën kineze në fushat e ndryshme dhe për të shqyrtuar mënyrat e bashkëpunimit në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë". (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore