Kina: Mbështetja e marrëveshjes bërthamore iraniane, shenjë respektimi e multilateralizmit

2018-09-14 11:07:29 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i ri i përhershëm i Kinës në OKB-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Vjenë, Wang Qun u bëri thirrje palëve të ndryshme të mbështesin marrëveshjen gjithëpërfshirëse të çështjes bërthamore të Iranit në takimin e Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB).

Wang Qun tha se marrëveshja bërthamore iraniane është një marrëveshje shumëpalëshe e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe ka rezultuar efektive. Mbështetja e marrëveshjes ka qenë gjithmonë rrjedha kryesore ndërkombëtare, sidomos në korrik të këtij viti, ministrat e jashtëm të çështjes bërthamore iraniane, të cilët dhanë njëzëri një sinjal të qartë për të vazhduar zbatimin e marrëveshjes si dhe kundërshtuan sanksionet e njëanshme. Kina, tha ai, do ta mbështesë me vendosmëri marrëveshjen bërthamore të Iranit si dhe do të përmbushë me rigorozitet zotimet dhe angazhimet e saj.

Wang shtoi se pala kineze shpreson që vendet përkatëse të reagojnë në mënyrë aktive ndaj zërit të bashkësisë ndërkombëtare nga situata e përgjithshme dhe afatgjatë dhe do të braktisin praktikat jo konstruktive si presioni ekstrem dhe sanksionet e njëanshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore