Uragani "Florens" në ShBA, evakuuohen mbi 1 mln vetë

2018-09-14 10:44:56 CRI Komenti juaj Printoni

 

Uragani "Florens" i së enjtes përfshiu bregdetin e Karolinës së Veriut të ShBA-së, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për kushte që rrezikojnë jetët e njerëzve. Shumë njerëz në zonën e përfshirë nga uragani kanë zgjedhur të largohen, ndërsa të tjerë janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Guvernatoi Roy Cooper u bëri thirrje banorëve të tregohen vigjilentë ndërkohë që stuhia i afrohet bregdetit.

"Duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi kjo është një stuhi e fuqishme, që mund të marrë jetë njerëzish. Duhet të gjeni një vend të sigurt për të qëndruar. Nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë stuhi. Shpejtësia e erës u ul dje, por po pritet një erë më e fortë."

Mbi 1 milion njerëz janë urdhëruar të lënë bregdetin e Karolinës dhe Virxhinias, ndërkohë mijëra të tjerë janë zhvendosur në zona provizore më të sigurta. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore