Ekspozita e 12-të Ajrore e Kinës me më shumë pjesëmarrës

2018-09-14 10:39:47 CRI Komenti juaj Printoni

Rreth 770 ekspozues nga 43 vende dhe rajone të botës do të tregojnë përparimet e tyre të fundit në industrinë e hapësirës ajrore në Ekspozitën e 12-të Ajrore të Kinës, që do të mbahet në nëntor.

Kryebashkiaku i Zhuhai-t dhe drejtuesi i veprimtarisë Yao Yisheng tha se në këtë shfaqje ajrore do të marrin pjesë mbi 100 avionë të kompanive të mëdha nga e gjithë bota.

"Ekspozita e 12-të do të shfaqë për herë të parë pajisje të të gjitha fushave, tokë, det, ajër, hapësirë ajrore dhe wifi. Forca Ajrore Kineze dhe Ushtria do të shfaqin pajisje e tyre më moderne në shërbim. Industria kineze e ndërtimit të anijeve do të ekspozojë produkte të mbrojtjes detare."

Kjo ekspozitë ajrore është veprimtaria më e madhe e Kinës për prodhuesit dhe blerësit e avionëve.

Ajo mbahet çdo dy vjet në Zhuhai prej vitit 1996. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore