Banka Qendrore Europiane, hapa të tjerë për pakësimin e stimujve

2018-09-14 20:54:16 CRI Komenti juaj Printoni
Banka Qendrore Europiane (BQE) konfirmoi përgjysmimin e blerjeve mujore të obligacioneve në 15 miliardë euro, ose rreth 17 miliardë dollarë amerikanë, pasi ajo shkurton në këtë mënyrë përpjekjet e saj stimuluese të periudhës së pas krizës përpara se t'i ndalojë ato në fund të vitit.

Presidenti i BQE-së, Mario Draghi, bëri me dije të enjten marrjen e masave të fundit, pas vendimit të këshillit drejtues prej 25 anëtarësh në selinë e bankës në Frankfurt.

Draghi tha gjithashtu se parashikimet e rritjes së personelit të bankës për këtë vit ishin shkurtuar në 2.0 për qind nga 2.1 për qind dhe në 1.8 për qind nga 1.9 për qind për vitin 2019.

Draghi shtoi se kërkesa më e dobët nga jashtë eurozonës, shkaktoi këtë rezultat disi më të dobët.

Draghi u shpreh se konfliktet tregtare po kontribuojnë në pasigurinë ku ndodhet ekonomia globale sot. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore