Kinë, prodhimi industrial rritet 6.1 për qind në gusht

2018-09-14 19:38:55 CRI Komenti juaj Printoni
Prodhimi industrial i Kinës u rrit me 6.1 për qind në gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shifër kjo pak më e lartë se rritja prej 6 për qind e regjistruar në muajin e kaluar.

Në tetë muajt e parë të vitit, prodhimi industrial u rrit 6.5 për qind, 0.1 pikë përqindjeje më ngadalë se periudha janar-korrik.

Statistikat zyrtare të publikuara të hënën tregojnë gjithashtu se investimet e aseteve fikse të Kinës u rritën me 5.3 për qind gjatë tetë muajve të parë të vitit.

Shifër kjo pak më e ulët krahasuar me 5.5 për qind që ishte për periudhën janar-korrik. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore