BE-ja nënshkruan marrëveshje me Ballkanin Perëndimor për zgjerimin e bashkëpunimit policor

2018-09-14 18:55:05 CRI Komenti juaj Printoni
Ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Europës jugore nënshkruan një marrëveshje mbi zgjerimin e bashkëpunimit policor në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja e "Konventës së Prumit", që synon të nxisë bashkëpunimin policor ndërkufitar, tashme u zgjerua edhe më tej në vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Sërbia.

Marrëveshja përfshin shkëmbimin e informacioneve për çështje të sigurisë mes vendeve të BE-së. Kjo do të mundësojë që policia nga vendet e tjera, të mund të kenë informacione të tilla si ADN-ja dhe gjurmët e gishtave, si dhe informacione mbi regjistrimin e automjeteve, të cilat do të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmit dhe kontrabandës së qenieve njerëzore. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore