Xi-Putin, vizitë në Qendrën Kombëtare të Fëmijëve "Oqean"

2018-09-13 11:47:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin vizituan më 12 shtator Qendrën Kombëtare të Fëmijëve në Rusi "Oqean". Të dy udhëheqësit shpresën bashkërisht shpresën se të rinjtë e dy vendeve do të forcojnë shkëmbimet dhe të trashëgojnë brez pas brezi miqësinë tradicionale kino-ruse.

Kina dhe Rusia janë fqinj të mirë, partnerë të sinqertë dhe mbështetëse të njëri-tjetrit në kohë të vështira. Qendra ruse "Oqean" në periferi të të Vladivostok-ut dëshmon miqësinë e thellë midis popujve Kinë-Rusi.

Në mbrëmjen e 12 shtatorit, para se të largohej nga Rusia, nën shoqërinë e homologut Putin, presidenti Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të pritjes së Qendrës "Oqean" të fëmijët nga zona e prekur e tërmetit të Wenchuan-it në Kinë.

Në ceremoni, Xi Jinping tha se pas rënies së tërmetit të madh në Wenchuan në vitin 2008, rusia dërgoi menjëherë ekipet e shpëtimit në zonën e prekur, duke ofruar ndihmë në një kohë të vështirë. Pas kësaj, me ftesë të qeverisë ruse, 996 nxënës nga zona e prekur e tërmetit erdhën në Qendrën "Oqean" për rehabilitim, duke marrë shumë përkujdesje. Në këtë oqean të dashurisë, zemrat e fëmijëve jo vetëm që u shëruan, por u zgjeruan gjithashtu horizontet e tyre, u krijua miqësia e thellë mes fëmijëve, duke lënë mbresa të thella dhe të paharruara.

Xi Jinping vuri në dukje se historia e zhvillimit të marrëdhënieve kino-ruse është edhe një histori e shkëmbimeve të ngushta midis të rinjve të dy vendeve. Vitet e fundit, u shpeshtuan pandërprerë shkëmbimet mes të rinjve, duke shtuar më tej njohjen dhe miqësinë. Ai theksoi se të rinjtë janë e ardhmja e kombeve si dhe e ardhmja e miqësisë kino-ruse dhe ardhmja e botës.

Nga ana e tij, Putin tha se Rusia dhe Kina kanë krijuar marrëdhënie miqësore me besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Shkëmbime dypalëshe miqësore midis të rinjve do të hedhin një bazë më të konsoliduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ai shprehu shpresën se brezat e rinj të dy vendeve do të trashëgojnë dhe çmojnë miqësinë tradicionale brez pas brezi.

Xi Jinping dhe Putin zhvilluan një bisedë të përzemërt me përfaqësuesit e të rinjve të zonave të goditura nga fatkeqësitë dhe përfaqësuesit e fakultetit dhe të stafit që morën pjesë në punën e pritjes në atë kohë. Ata folën shumë për miqësinë e thellë të popullit kinez dhe atij rus dhe shprehën gatishmërinë për të qenë kumtarë të miqësisë midis dy popujve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore