Bosnjë-Hercegovinë, "Një brez, një rrugë" shans zhvillimi

2018-09-13 11:47:16 CRI Komenti juaj Printoni

Nisma "Një brez, një rrugë" do të përmirësojë komunikacionin dhe infrastrukturën, duke forcuar lidhjet tregtare midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Kinës. Pjesëmarrësit e një simpoziumi të nivelit të lartë ranë dakord njëzëri për nismën e propozuar nga Kina.

Simpoziumi me temë "Pesë vjetë të nismës 'Një brez, një rrugë', bashkëpunim dhe shanse" u mbajt me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së kësaj nisme.

E propozuar në vitin 2013, "Një brez, një rrugë" i referohet Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të.

Nisma synon të ndërtojë një rrjet që lidh Azinë, Europën dhe Afrikën në mënyrë tregtare dhe infrastrukturore.

Në simpozium, anëtari serb i Presidencës boshnjake Mladen Ivaniç shtjelloi historinë 2000 vjeçare të Rrugës së Mëndafshit dhe vlerësoi rolin e saj për zhvillimin ekonomik, forcimin e miqësisë dhe lidhjen e shoqërive të ndryshme. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore