Trump-i nënshkroi urdhrin për sanksionimin ndaj ndërhyrësve në zgjedhjet presidenciale

2018-09-13 11:44:58 CRI Komenti juaj Printoni

Foto: presidenti i ShBA-së Donald Trump

Presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv, duke autorizuar vendosjen e sanksioneve ndaj çdo qeverie, institucioni apo individi të huaj, që ndërhyn në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Sipas këtij urdhri, brenda 45 ditëve pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës duhet të vlerësojë nëse ndonjë qeveri apo individ i huaj ka ndërhyrë në këto zgjedhje dhe t'ua paraqesë të dhënat përkatëse sekretarit të Departamentit të Drejtësisë dhe sekretarit të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, të cilët do të vlerësojnë brenda 45 ditëve të mëpasshme mbi ndikimet e ndërhyrjeve dhe do të paraqesin propozime mbi kundërmasat. Në këtë bazë, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit do të hartojnë masat konkrete. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore