Hu Chunhua merr pjesë në Konferencën e ASEAN-it të Forumit Ekonomik Botëror

2018-09-13 11:40:08 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministri i Kinës Hu Chunhua mori pjesë më 12 shtator në ceremoninë e hapjes së Konferencës së ASEAN-it të Forumit Ekonomik Botëror që u mbajt në Hanoi të Vietnamit. Në fjalimin e tij, Hu Chunhua u shpreh se tani, globalizimi ekonomik botëror dhe sistemi i tregtisë shumëpalëshe po përballen me sfidë të madhe. Kina është e gatshme që së bashku me vendet e ASEAN-it dhe ato të mbarë botës të ndjekin revolucionit të ri industrial, të ngulin këmbë në hapjen dhe përfitimet e përbashkëta, të forcojnë orientimin e krijimtarisë, të nxisin tolerancën dhe rritjen, të realizojnë zhvillimin e përbashkët dhe të nxisin krijimin e ekonomisë botërore novative, të hapur, të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse.

Hu Chunhua theksoi se vendet e ASEAN-i janë vende të mira fqinje dhe partnere në ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë". Kina, shtoi ai, është e gatshme të punojë së bashku me vendet e ASEAN-it për forcimin e planifikimit të zhvillimit, të zgjerojnë shkëmbimet ekonomiko-tregtare, të thellojnë bashkëpunimin në fushën e novacionit, të nxisin procesin e integrimit të ekonomisë rajonale dhe të ndërtojnë një komunitet më të ngushtë fatesh Kinë-ASEAN. Tema e kësaj konference është "ASEAN 4: Sipërmarrja dhe Revolucioni i 4-t Industrial". (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore