Li Keqiang takohet me delegacionin ekonomik japonez

2018-09-13 09:31:56 CRI Komenti juaj Printoni

Pasditen e së martës, kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua me delegacionin ekonomik japonez, të kryesuar nga kryetari i Shoqatës Japoneze të Ekonomisë Nakagawa Hiroshi, presidenti i Shoqatës Ekonomike Japoni-Kinë dhe presidenti i Dhomës japoneze të Tregtisë dhe Industrisë.

Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 200 drejtues të kompanive kryesore japoneze.

Li Keqiang tha se me përpjekjet e përbashkëta të dy palëve, momenti aktual i përmirësimit në marrëdhëniet kino-japoneze ka vijuar të rritet. Bashkëpunimi pragmatik midis Kinës dhe Japonisë është i thellë dhe ka perspektivë të gjerë. Sipas situatës së re, të dy palët mund të përfitojnë nga avantazhet e tyre përkatëse dhe të luajnë rolin e "helikës" për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Gjithashtu dy palët duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e novacionit dhe të teknologjisë së lartë si dhe të përdorin mirë mekanizmin e dialogut novativ Kinë-Japoni.

Drejtuesit e tri organizatave ekonomike japoneze i paraqitën Li Keqiang-ut propozimin për marrëdhënie dypalëshe të përgatitura nga Komisioni japonez për marrëdhëniet e Kinë-Japoni në shekullin e 21-të.

Ata thanë se qarku ekonomik japonez mbështet përpjekjet e përbashkëta të qeverive japoneze dhe kineze për të kundërshtuar proteksionizmin, për të ruajtur multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të arritur përfitime reciproke dhe rezultate të favorshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore