Udhëheqësit e ASEAN-it theksojnë rëndësinë e Revolucionit të 4-t Industrial

2018-09-13 10:59:56 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi Ekonomik Botëror 2018 i ASEAN-it nisi në Hanoi të Vietnamit.

Duke folur në këtë forum, udhëheqësit e ASEAN-it theksuan rëndësinë e ndjekjes së plotë të Revolucionit të 4-t Industrial për zhvillimin ekonomiko-shoqëror.

Në forum marrin pjesë udhëheqës nga Kamboxhia, Singapori, Indonezia, Filipinet dhe shumë të tjerë.

Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong tha se Revolucioni i 4-t Industrial forcon lidhjet midis vendeve të ASEAN-it.

"ASEAN-i është i angazhuar për integrimin e mëtejshëm ekonomik, një kusht i rëndësishëm për Revolucionin e 4-t Industrial, sepse lidhet me ndërtimin e rrjeteve, duke krijuar sinergji të reja dhe duke qëndruar të lidhur."

Presidenti indonezian Joko Widodo paralajmëroi kundër atyre që e shohin tregtinë globale si lojë të shumës zero.

"Unë besoj se ky Revolucion i 4-t Industrial do të krijojë më shumë vende pune sesa do të shkatërrojë, jo vetëm në periudhën afatgjatë, por edhe në atë afatshkurtër. Besoj se ky Revolucion i 4-t Industrial nuk do të rrisë pabarazinë, por do ta ulë atë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore