Lidhja Arabe fonde për UNRWA-në pas ndërprerjes së ndihmës nga ShBA-ja

2018-09-12 10:52:17 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe u zotuan të martën gjatë një mbledhje në Kajro për të dhënë mbështetje financiare dhe politike për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA),

pas vendimit të ShBA-së për ndërprerjen e plotë të ndihmave financiare.

Në një deklaratë pas takimit në selinë e Lidhjes Arabe (AL) në Kajro, këshilli i ministrave të Jashtëm i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare që të përmbushë zotimet e saj ndaj UNRWA-së dhe të sigurojë burimet dhe nevojat financiare për buxhetin dhe aktivitetet e saj bazuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me nr.194, miratuar në vitin 1948.

Në deklaratë thuhet se vendet arabe do të vazhdojnë mbështetjen e plotë të UNRWA-së për t'u shërbyer rreth 5.3 milionë refugjatëve palestinezë dhe për të ofruar shërbime arsimore për 526 mijë studentëve palestinezë.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore