Rusi, Xi-Putin marrin pjesë në Dialogun e Liderëve Rajonal

2018-09-12 08:21:58 CRI Komenti juaj Printoni

Më 11 shtator, në Vladivostok, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin morën pjesë në Dialogun e Liderëve Rajonalë Kinë-Rusi.

Pasi dëgjuan prezantimet nga përfaqësuesit e dy palëve mbi situatën e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal Kinë-Rusi, krerët e dy vendeve mbajtën nga një fjalim përkatës.

Presidenti Xi Jinping paraqiti 4 propozime mbi bashkëpunimin rajonal dypalësh: Së pari, duhet të ruhet roli i qeverive vendore, të forcohet koordinimi i gjithanshëm dhe të përmirësohet me efektivitet mjedisi i politikave, për të krijuar një klimë më të mirë biznesi dhe kushtet më të favorshme bashkëpunimi për investimet reciproke mes ndërmarrjeve të dy vendeve. Së dyti, duhet të krijohen ide të reja bashkëpunimi, të zgjerohen fushat e bashkëpunimit dhe të diskutohen thellësisht metodat e reja të bashkëpunimit rajonal. Së treti, duhet të shfrytëzohen avantazhet plotësuese reciproke, për të realizuar bashkëpunim të efektshëm dhe të përshtatshëm. Së katërti, duhet të forcohen shkëmbimet njerëzore, të nxiten shkëmbimet dypalëshe në fushat kulturore, turistike, arsimore, mediatike etj.

Nga ana e tij, Putin tha se qeveria ruse mirëpret investimet kineze në Rusi dhe do të vazhdojë ofrimin e kushteve dhe mjedisit të mirë për forcimin e bashkëpunimit rajonal mes dy vendeve. Në situatën e re, Rusia dhe Kina duhet të shfrytëzojnë rastin e vitit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve rajonale, duhet të forcojë nivelin e komunikimit të ndërsjelltë, të nxisin lehtësimin e tregtinë dhe investimeve dhe të forcojnë miqësinë mes dy popujve, duke shtuar interesin e dy popujve përmes bashkëpunimit rajonal.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore