ShBA, përkujtohen sulmet terroriste të 11 shtatorit

2018-09-12 10:06:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qytetet anembanë ShBA-së kanë përkujtuar 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Një ceremoni u zhvillua në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit në Nju Jork ku dikur ndodheshin Kullat Binjake të Qendrës Tregtare Botërore para se të rrëzoheshin gjatë sulmeve.

Mijëra vetë, mes të cilëve të afërm të viktimave, të mbijetuar, punonjës shpëtimi dhe të tjerë u mblodhën në këtë ceremoni për të përkujtuar viktimat.

Victor Muniz është një i afërm i Nancy Muniz, që humbi jetën më 11 shtator 2001.

"Kjo ngjarje nuk harrohet. Në fakt, kur vjen në këtë veprimtari, mund të ndjesh erën e djegies së ndërtesave dhe çdo gjë që ndodhi në atë kohë. Të kujton atë çka ndodhi atë ditë. Përpiqesh ta harrosh, por do të mbetet gjithnjë në zemrën tënde."

Gjithashtu, Këmbana e Shpresës ra në Kapelën e Shën Palit në Nju Jork.

Një ceremoni u zhvillua edhe në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, me një flamur që valëvitej në njërën anë të ndërtesës së Pentagonit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore