2018-09-12 10:00:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se është "absolutisht thelbësore" për të shmangur një sulm në shkallë të gjerë në Idlib të Sirisë, bastioni i fundit më i madh rebel në vend.
Shefi i OKB-së u bëri gjithashtu thirrje palëve të përfshira të bëjnë më shumë përpjekje për të mbrojtur civilët në Siri.
"Pothuajse gjysma e popullsisë së Idlibit prej 2.9 milionë banorësh kanë shkuar atje për të kërkuar strehim nga konfliktet e tjera në Siri. Mes tyre numërohen rreth 1 milion fëmijë, jeta e të cilëve kërcënohet dhe ata nuk kanë ku të shkojnë".
Guterres gjithashtu kërkoi mbështetjen e misioneve paqeruajtëse, veçanërisht në kuadër të procesit të Gjenevës të udhëhequr nga OKB. (Albana)