Rekord i ri, ulja e nivelit të papunësisë në 12.4%

2018-09-12 09:47:35 CRI Komenti juaj Printoni

Niveli i papunësisë u ul për të dytin tremujor radhazi në 3-mujorin e dytë të vitit 2018, duke vendosur një rekord të ri në ulje.

Statistikat zyrtare të INSTAT bëjnë të ditur se, papunësia u ul në 12.4%, nga 12.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare ka rënë me 1.5 pikë përqindjeje.

Trendi pozitiv i rënies së shifrave të papunësisë i adresohet edhe rritjes ekonomike të vendit, e cila po rrit kapacitetet për shfrytëzimin e potencialeve në sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore