Palestina dënon mbylljen e misionit palestinez në Uashington

2018-09-11 11:12:07 CRI Komenti juaj Printoni

Shtetet e Bashkuara vendosën të mbyllin misionin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës në Uashington. Pas këtij njoftimi, shumë palë në Palestinë e dënuan vendimin e ShBA-së, duke e cilësuar si mbrojtje e "krimeve të luftës" të Izraelit. Autoritetet palestineze i kërkuan gjykatës ndërkombëtare të hetojë dhe ndjekë penalisht zyrtarët izraelitë për përfshirjen e tyre në aktivitetet në vendbanimet hebraike dhe për agresion kundër popullit palestinez.

Zyra e Organizatës Çlirimtare të Palestinës në Uashington

Sekretari i përgjithshëm i organizatës palestineze Saeb Erekat tha përmes një deklarate se Palestina është njoftuar zyrtarisht mbi vendimin e ShBA-së për mbylljen e zyrës së Organizatës Çlirimtare të Palestinës në Uashington, pasi udhëheqësit e organizatës kanë dështuar të angazhohen me ShBA-në për arritjen e paqes me Izraelin dhe kanë bërë përpjekje të nxisin një hetim të Izraelit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Autoriteti suprem i Organizatës Çlirimtare të Palestinës, Komisioni Kombëtar i Palestinës bëri një deklaratë, ku thuhet se kjo është "shkelje publike" e ligjeve ndërkombëtare. Populli i Palestinës nuk do të heqë dorë nga e drejta për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, rikthimi i refugjatëve etj.

Vendimi i ShBA-së u dënua edhe nga Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Palestinës (Fatah) përmes deklaratave.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore