Nis zyrtarisht manovra strategjike "Lindja-2018"

2018-09-11 11:08:53 CRI Komenti juaj Printoni

Konferenca për shtyp para Manovrasë strategjike "Lindja-2018"

Manovra strategjike "Lindja-2018" filloi zyrtarisht më 11 shtator në Zabaykalskiy Kray të Rusisë. Në këtë manovër ushtarake marrin pjesë edhe trupat kineze. Në ditët në vijim, ushtarët kinezë dhe rusë do të bashkëpunojnë në manovrën e përbashkët në nivel strategjik.

Kjo do të jetë stërvitja më e madhe pas asaj "Perëndimi-81", mbajtur në vitin 1981 nga Bashkimi Sovjetik. Në këtë sëtrvitje do të marrin pjesë 300 mijë trupa, 36 mijë automjete dhe mbi 1000 avionë.

Komandant i palës kineze u shpreh se kjo manovër është për të thelluar marrëdhëniet e gjithanshme të partneritet të bashkëpunimit strategjik dhe për të forcuar bashkëpunimin konkret mes dy ushtrive, për të nxitur aftësinë ushtarake dypalëshe për t'u përballur ndaj kërcënimeve të ndryshme. Manovra do të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Ajo nuk është ndaj ndonjë pale të tretë dhe nuk ka lidhje me situatën rajonale. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore