Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për goditjen e korrupsionit

2018-09-11 11:02:46 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres foli të hënën në debatin e Këshillit të Sigurimit mbi korrupsionin dhe konfliktet e armatosura, duke u bërë thirrje vendeve të marrin masa efektive për të luftuar kundër korrupsionin.

Guterres tha se korrupsioni mund të çojë në konflikte të armatosura dhe është i lidhur me paqëndrueshmëri dhe dhunë në forma të ndryshme. Korrupsioni është gjithashtu i lidhur me terrorizmin dhe ekstremizmin. Pasuritë e vjedhura përmes korrupsionit mund të përdoren për të financuar dhunën ekstremiste dhe aktivitetet terroriste.

Guterres u bëri thirrje vendeve të zbatojnë me më shumë vendosmëri Konventën e OKB-së kundër Korrupsionit dhe të përdorin teknologji të reja për të parandaluar korrupsionin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore