2018-09-11 10:30:09 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Investimet e huaja direkte kanë qenë një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në pesë vitet e fundit, të mbështetura sidomos nga disa projekte madhore energjetike, si gazsjellësi Trans-Adriatik, apo hidrocentrali në kaskadën e Devollit.
Por një burim tjetër i rëndësishëm për ekonominë e vendit janë edhe dërgesat e emigrantëve, të cilat u rritën edhe për tremujorin e dytë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për gjysmën e parë të vitit, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 331 milionë euro, 11% më shumë në raport me gjashtëmujorin e parë 2017. (ATSH)