OSLO – Kotzias: Negociatat me Shqipërinë do të përfundojnë me sukses

2018-09-11 10:28:26 CRI Komenti juaj Printoni

Në fjalimin e tij me titull "Parimet e politikës së jashtme greke: Theksi mbi stabilitetin në Europën Juglindore", ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se këto parime janë përqëndruar te paqja dhe dialogu.

Sipas tij, interesi i Greqisë është i lidhur me rajonin e Ballkanit për shkak të ekonomisë së saj, kapitalit njerëzor dhe infrastrukturës, që janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit.

Kotzias bëri një pasqyrë të hollësishme për 12 parimet e politikës së jashtme greke, që janë shoqëruar me 16 iniciative dhe nëntë konfigurime ndërkombëtare, të cilat janë krijuar gjatë mandatit të tij si ministër i Jashtëm.

Ministri i Jashtëm grek ishte optimist kur deklaroi se "negociatat me Shqipërinë do të përfundojnë shumë shpejt me sukses për 10 çështje të ngritura, përfshirë demarkacionin e kufijve dhe të zonave detare". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore