Xi Jinping zhvillon bisedime me Putin

2018-09-11 20:43:11 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Vladivostok me homologun e tij rus Vladimir Putin. Dy liderët janë të një mendimi se këtë vit, marrëdhëniet kino-ruse kanë ruajtur një prirje më aktive zhvillimi dhe kanë hyrë në periudhën e re të zhvillimit të një niveli më të lartë. Pavarësisht se si të ndryshojë situata në arenën ndërkombëtare, Kina e Rusia do të zhvillojnë siç duhet marrëdhëniet dypalëshe, në mbrojtje të paqes e stabilitetit botëror.

Xi Jinping theksoi se Kina e Rusia duhet të forcojnë ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" dhe ta afrojnë këtë nismë më tej me Bashkimin Ekonomik Euro-Aziatik. Ai shtoi se Kina dhe Rusia duhet të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën energjetike, bujqësore, teknologjike, financiare etj.

Putini i shprehu mirëseardhjen Xi Jinpingut për pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Lindor. Ai vuri në dukje se Rusia e Kina ndajnë shumë mendime të njëjta për sa i përket situatës ndërkombëtare dhe se dy palët duhet të forcojnë koordinimin e bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare duke kundërshtuar unilateralizmin e mbrojtur rendin e arsyeshëm ndërkombëtar për të realizuar zhvillimin e përbashkët.

Dy liderët shkëmbyen edhe mendime mbi çështje ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët. (Fani/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore