Arif Alvi betohet si president i Pakistanit

2018-09-10 10:16:20 CRI Komenti juaj Printoni

Arif Alvi bëri të dielën betimin në pallatin presidencial në Islamabad si presidenti i ri i Pakistanit.

Shefi i Gjyqësorit në Pakistan Mian Saqib Nisar kryesoi ceremoninë e betimit, ku ishin të pranishëm kryeministri Imran Khan, shefi i shtabit Qamar Javed Bajwa dhe një numër diplomatësh të huaj.

Pakistani mbajti më 4 shtator zgjedhjet presidenciale. Arif Alvi, kandidati i Partisë Lëvizja për Drejtësi, partisë në pushtet, fitoi shumicën e votave dhe u zgjodh president i vendit. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore