Irani zhvillon sistem më të përparuar raketor se ai rus "S-300"

2018-09-10 10:45:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-ministri iranian i Mbrojtjes Ahmad Vahidi tha se vendi i tij ka zhvilluar versionin iranian të sistemit të mbrojtjes raketor, i cili është më i përparuar se tipi rus "S-300".

Sistemi reketor rus "S-300"

Vahidi tha se pas refuzimit në fillim nga Rusia për dhënien e sistemit "S-300", Irani nisi ndërtimin e një prototipi të sistemit të mbrojtjes anti-ajrore me distancë të largët.

Në shtatorin e vitit 2010, presidenti i atëhershëm i Rusisë Dmitri Medvedev anuloi kontratën "S-300" në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ndaloi furnizimin e armëve tradicionale për Iranin.

Në prillin e 2015-s, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për të lehtësuar ndalimin e shitjes së sistemit anti-ajror "S-300" pasi Irani dhe gjashtë fuqitë e tjera, përfshirë Rusinë, arritën një marrëveshje mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore