Raporti 2018:Rritja e investimeve të huaja e ngadaltë, ndikim proteksionizmi tregtar

2018-09-10 09:46:06 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas Raportit të OKB-së të publikuar së fundmi për investimet botërore 2018, investimet e huaja direkte në mbarë botë kanë pasur rritje të ngadaltë dhe se shtimi i proteksionizmit tregtar ka ndikuar te këto investime.

James Zhan, pjesë e stafit hartues të raportit të investimeve, thotë se rritja e proteksionizmit në tregti dhe investime ka një ndikim të madh tek investimet ndërkombëtare.

"Ndikimi i fërkimeve tregtare ose luftës tregtare ndaj investimeve nuk është më pak i dëmshëm se ndaj tregtisë. Faktikisht, ai do të ushtrojë ndikim më afatgjatë mbi investimet, gjë që është edhe më e vështirë. Pra, ndikimi i tij në tregti është kryesisht afatshkurtër, por kjo përkthehet si ndikim afatmesëm ose afatgjatë për sektorin e investimeve."

Të dhënat gjithashtu parashikojnë se investimet e huaja direkte globale do të kenë rritje të lehtë këtë vit, prej 10 për qind. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore