Investimet totale në ekonomi u rritën me 5.4%

2018-09-10 09:43:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ecuria e investimeve totale në ekonomi është pozitive në tremujorin e parë të këtij viti. Ato u rritën me 5.4%, pranë mesatares historike të dy viteve të fundit. Sipas vlerësimeve, investimet u rritën si nga sektori publik ashtu edhe formimi bruto i kapitalit të bizneseve, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Bazuar në tregues të tërthortë, rritja e investimeve private në tremujorin e parë u mbështet nga kontributi i rritur i investimeve në makineri dhe pajisje.

Ndërkohë që faktorët që vijojnë të mbështesin rritjen e investimeve private nga bizneset janë: rritja e besimit në ekonomi, ku indeksi i besimit gjendet mbi mesataren e vet; përmirësimi i shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese; si dhe rritja e kërkesës finale konsumatore për mallra dhe shërbime. Sipas BSH-së, tregues të tërthortë për tremujorin e dytë sugjerojnë për vijim të rritjes së investimeve totale, mbështetur nga tregues të tërthortë: vlerësimet për investimet kapitale publike, si dhe kredia për investime. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore