BE-ja, përparim në bisedimet mbi "taksën digjitale"

2018-09-09 11:16:19 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të BE-së zhvilluan të shtunën bisedime mbi një taksë të propozuar për kompanitë e mëdha digjitale, me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje para përfundimit të vitit.

Franca tha se BE-ja duhet së pari të vendosë një term për "taksën digjitale" për kompanitë e internetit. Nëse arrihet një marrëveshje ndërkombëtare brenda kuadrit të OECD-së, marrëveshja e brendshme e BE-së do të anulohet automatikisht. Sipas njoftimeve, pala franceze ka propozuar largimin e disa shqetësimeve kombëtare dhe nxitjen e përparimit në konsultime.

Vendet me norma tatimore më të ulëta si Irlanda dëshirojnë që ndryshimet e BE-së të bashkohen me një reforme botërore të taksimit digjital, përndryshe do të minonte konkurrueshmërinë e BE-së.

Komisioni Europian paraqiti një draft në mars të këtij viti për të rregulluar rregullat tatimore për kompanitë e mëdha të internetit. Sipas draftit, çdo vend anëtar i BE-së mund të vendosë taksa mbi fitimet e krijuara nga operacionet të kompanive të mëdha të internetit që ndodhin në territorin e saj. Sipas rregulloreve aktuale, kompanitë e internetit duhet të paguajnë në një kohë taksat në selinë e tyre.

Mrekulli
Lajmet Kryesore