Mogherini: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

2018-09-04 10:37:55 CRI Komenti juaj Printoni
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, në fjalimin e saj të fundit të mbajtur përpara vitit elektoral 2019 në Parlamentin Europian, theksoi se ky do të jetë një vit intensiv për përgatitjen drejt hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

 

Në fjalën e saj, Mogherini u shpreh se kjo mundësi duhet të kapet tani dhe ky nuk është një lëshim nga ana e BE, por sipas saj është në interesin e qytetarëve europian.

"Do të jetë një vit intensiv për përgatitjet drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Më lejoni të jem e qartë: kjo mundësi duhet të kapet tani! Nuk është një lëshim që po bëjmë ne, është në interesin e qytetarëve europianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Europian. Në Ballkan, sot është më se e qartë se Bashkimi Europian është pikë reference. Më lejoni t'u them diçka edhe atyre që kanë frikën se fuqi të tjera po bëhen gjithnjë e më të pranishme në rajon: për sa kohë që ne të jemi të pranishëm në rajon, nuk ka hapësirë për të tjerë", tha Mogherini. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore