Guangdong mbetet provinca me ekonominë më të madhe në Kinë

2018-08-29 10:26:29 CRI Komenti juaj Printoni

Guangdong-u ka forcuar pozitën si provinca me ekonominë më të madhe të Kinës gjatë gjysmës së parë të vitit me një PBB mbi 4.6 trilion juanë.

Investimet në asetet fikse arritën në mbi 1.5 trilion juanë në Guangdong, një rritje vjetore prej 10 për qind.

Ura Hong Kong-Zhuhai-Makao, projekti më i gjatë në botë për kalimin mbi det, ka hyrë tani në fazën përgatitore përfundimtare.

Ndërkohë, Ura e Dytë Humen, që lidh bregun lindor me atë perëndimor të Grykëderdhjes së Lumit Perlë, do të vihet në funksionim vitin e ardhshëm

Progresi i shpejtë në shumë projekte kryesore ka hedhur një bazë të mirë për rritjen e qëndrueshme të investimeve të aseteve fikse në provincë.

Këtë vit, provinca e Guangdong-ut planifikon të nisë më shumë se 1 mijë projekte kyçe, me një investim vjetor prej 600 miliardë juanë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore