Nisma "Një brez, një rrugë" ofron metoda të reja për reformën e sistemit administrativ global

2018-08-28 21:24:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, gjatë vizitave të tij në Kazakistan e Indonezi, në shtator e tetor të 2013-s, propozoi përkatësisht ndërtimin e "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit" dhe "Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të".

Në simpoziumin e 5 vjetorit të ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë", që u organizua ditët e fundit në Pekin, Xi Jinping u shpreh se ndërtimi i nismës "Një brez, një rrugë" përputhet me kërkesat e brendshme të reformës të sistemit të qeverisjes globale dhe reflekton opinionet e bashkësisë së fateve të përbashkëta, duke ofruar ide dhe projekte të reja për përmirësimin e reformës së sistemit administrativ global.

Deri tani, mbi 100 vende dhe organizata ndërkombëtare përkrahin dhe janë pjesë aktive në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë", ndërsa vlera e përgjithshme e tregtisë së mallrave mes Kinës dhe vendeve përkatëse të nismës tejkalon 5 trilionë dollarë amerikanë, investimet direkte të Kinës tejkalojnë 60 miliardë dollarë amerikanë, duke krijuar kështu mbi 200 mijë vende të reja pune.

Profesori i Universitetit "Cambridge" në Britaninë e Madhe, Martin Jacques, tha se Kina tërhoqi vëmendjen e shumë vendeve në mbarë botën, pasi ato panë te Kina një "mundësi të re". Kjo "mundësi e re" është koncepti i ri lidhur me "diskutimet e përbashkëta, ndërtimin e përbashkët, përfitimet e përbashkëta", që u ofruan nga nisma "Një brez, një rrugë".

Diskutimet e përbashkëta, kanë të bëjnë me faktin se të gjitha vendet kanë të drejtën të shprehin opinionin e tyre. Kjo i dha rëndësi të madhe konceptit të "barazisë" në qeverisjen moderne globale. Tani, shumë vende në zhvillim kanë kërkesa të forta për përshpejtimin e industrializimit dhe urbanizimit të tyre, arritjen e pavarësisë ekonomike dhe përtëritjen kombëtare. Por pala perëndimore drejton hartimin e rregullave ndërkombëtare, kontrollon të drejtën e fjalës të FMN-së, të Bankës Botërore etj. Vendet në zhvillim kanë vështirësi të përfitojnë përkrahjen e mjaftueshme për rrugën drejt zhvillimit.

Nisma e Kinës "Një brez, një rrugë", vë theksin mbi parimet e diskutimeve të përbashkëta dhe marrëveshjeve të përbashkëta tregtare. Themelimi i Bankës Aziatike për Investim, Fondit të Rrugës së Mëndafshit etj janë plotësisht pro mbështetjes së kërkesave të vendeve në zhvillim të nismës "Një brez, një rrugë".

Ndërtimi i përbashkëta lidhet me konceptin e pjesëmarrjes së të gjitha palëve në ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendeve përkatëse. Kjo solli konceptin e "hapjes" në qeverisjen moderne globale. Në 5 vjetët e fundit, nisma "Një brez, një rrugë", është vlerësuar negativisht nga pala perëndimore. Por, është vërtetuar në praktikë se nisma s'është një klub antarësh, por është një ideologji, një nismë miqësore që është e hapur për të pranuar të gjitha vendet që duan të bëjnë pjesë në të. Janë realizuar lidhje me "Aleancën ekonomike euro-aziatike" të Rusisë, "Planifikimin e Përgjithshëm të Interkoneksionit" të ASEAN-it, "Qendrën Ekonomike Veriore të Anglisë" të Britanisë, "Vizionin 2030" të Arabisë Saudite, Planet e Investimeve Europiane etj.

Projekteti hekurudhor që do të lidhë Kinën me Europën,

Porti i Pireut i Greqisë, Tubacioni i naftës dhe gazit Kinë-Birmanie, Qarku Industrial Kino-Bjellorusi u kanë sjellë vendeve dhe popujve përkatës përfitime të mëdha. Nisma "Një brez, një rrugë" është e hapur për të gjitha vendet që shprehin vullnetin për të marrë pjesë në të.

Për sa i përket konceptit të përfitimeve të përbashkëta, duhet që palët e ndryshme të kenë përfitime të përbashkëta. Nuk duhet të ekzistojë koncepti i lojës së "shumës zero" ku përfituesi i merr të gjitha. Xi Jinping u shpreh shpesh herë se nisma "Një brez, një rrugë" është propozuar nga Kina, por shanset dhe përfitimet janë për tërë botën. Në fjalimet e tij të kohëve të fundit, Xi Jinping theksoi se është më i nevojshëm zhvillimi i projekteve që i nevojiten banorëve vendorë, për t'u ardhur në ndihmë atyre dhe për ta bërë jetesën e tyre më të mirë. (Xu Guang/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore