Kina: "Një brez, një rrugë" do të bëhet pika e re e rritjes së bashkëpunimit kino-europian

2018-08-28 11:03:32 CRI Komenti juaj Printoni

Anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës, njëherësh ministri i Jashtëm, Wang Yi zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Kotzias. Të dy palët palët nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin ndërqeveritar për ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë". Wang Yi tha se ky bashkëpunim do të bëhet pika e re e rritjes në bashkëpunimin strategjik midis Kinës dhe Europës.

Pas bisedimeve, Wang Yi tha për mediet se vitet e fundit bashkëpunimi midis Kinës dhe Greqisë ka patur arritje të rëndësishme në ndërlidhshmëri dhe në këtë drejtim shërben si shembull bashkëpunimi në Portin e Pireut.

"Aktualisht, renditja e këtij porti në mbarë botën u ngrit nga vendi i 93-të në vitin 2010 në vendin e 36-të. Çdo javë, nga ky port nisen 16-18 kontejnerë për në vendet e Europës Qendrore e Lindore. Projekti i bashkëpunimit në këtë port i ka dhënë ekonomisë greke kontribut të drejtëpërdrejt prej 600 milionë eurosh dhe ka hapur mbi 10 mijë vende pune. Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e nismës 'Një brez, një rrugë', i nënshkruar bashkërisht nga Kina dhe Greqia, do t'u sjellë marrëdhënieve kino-greke energji të re më të fuqishme, e cili me siguri do t'i japë bashkëpunimit pragmatik dypalësh fuqi afatgjatë nxitëse."

Wang Yi vuri në dukje gjithashtu se ndërtimi i përbashkët i nismës "Një brez, një rrugë", do të lidhë rrethin ekonomik aziatik me atë europian, që është në favor të plotësimit të njëra-tjetrës me epërsi të ndryshme dhe të zgjerimit të hapësirës së re të bashkëpunimit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore