Kina, e gatshme për zgjerimin e bashkëpunimit në tregjet e palës së tretë

2018-08-28 10:54:15 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.drejtori i Zyrës së Grupit Drejtues të Ndërtimit "Një brez, një rrugë" Ning Jizhe shprehu gatishmërinë e palës kineze për zgjerimin e bashkëpunimit në tregjet e palëve të treta me vende e ndërmarrje të ndryshme.

Ning tha të hënën se bashkëpunimi në këtë treg është modeli i hapur, gjithëpërfshirës, pragmatik dhe i efektshëm ndërkombëtar. Sipas tij, një model i tillë i bashkëpunimit pasqyron konceptin e konsultimit, ndërtimit, dhe ndarjes së përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë".

Ai tha se ky model do të shërbejë që kompanitë kineze dhe të huaja, sidomos ato nga vendet e zhvilluara, të shfrytëzojnë avatanzhin e tyre dhe të plotësojnë njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, shtoi ai, do të injektojë dinamikën për ekonomitë e vendeve të treta, realizuar rezultatin "1+1+1>3".

Zyrtari kinez prezantoi se deri tani, Kina ka lidhur marrëveshje zyrtare të bashkëpunimit në tregjet e treta me Francën, Kanadanë, Japoninë, Singaporin dhe organizatat ndërkombëtare dhe ka krijuar një fond të posaçëm në mbështetje të këtij modeli bashkëpunimi.

Kina, tha ai, është e gatshme që së bashku me vende dhe kompani përkatëse, të zgjerojë bashkëpunimin në tregjet e palëve të treta, duke ofruar mbështetje për ndërmarrjet që eksplorojnë tregje të reja përmes ofertave dhe investimeve të përbashkëta. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore