95% e studentëve kinezë jashtë vendit rikthehen për mundësi punësimi

2018-08-21 09:39:47 CRI Komenti juaj Printoni

Në një raport mbi punësimin thuhet se 95 për qind e studentëve kinezë jashtë vendit rikthehen në Kinë për gjetjen e punës.

Raporti thotë se shumica e studentëve kinezë jashtë vendit gjetën punë brenda gjashtë muajve pas kthimit të tyre në Kinë dhe mendojnë se tregu i punës është më premtues në vendin e tyre.

Shefi i Qendrës për Kinën dhe Globalizimin, Wang Huiyao, thotë se të rinjtë e lindur pas viteve 1990 përbëjnë shumicën e të kthyerve nga jashtë, duke përbërë 55 për qind të totalit.

"Gjithnjë e më shumë studentë kinezë jashtë vendit gjenerata e pas vitit 1990, madje edhe ajo e pas vitit 1995, po kthehen në Kinë. Kjo tregon prirjen e studimit jashtë vendit dhe kthimin në Kinë. Është bërë një fenomen unik i qarkullimit të talenteve në Kinë pasi 600 mijë studentë shkojnë jashtë vendit për studime dhe mbi 500 mijë kthehen për të gjetur punë në Kinë".

Raporti tregon se gati 80 për qind e studentëve të huaj kinezë shkuan jashtë vendit për të studiuar, njohur me kultura të ndryshme dhe për të zgjeruar horizontin e tyre. Më shumë se gjysma e këtyre studentëve zgjedhin të kthehen në vendlindjet e tyre. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore