Presidenti Xi do të kryesojë samitin e "FOCAC" në Pekin

2018-08-21 09:38:22 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping do të kryesojë samitin e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë për vitin 2018, i cili do të mbahet më datat 3 dhe 4 shtator në Pekin.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme e Kinës, ku thuhet se presidenti Xi do të drejtojë gjithashtu veprimtari të ndryshme në kuadër të samitit.

Në Samitin e Pekinit do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale të Afrikës, si dhe të organizatave ndërkombëtare. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore