Kina ul çmimin e karburantit

2018-08-21 09:37:10 CRI Komenti juaj Printoni

Sot Kina ul çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe të naftës.

Të dyja janë pësuar përkatësisht një ulje minimale të një juani për litër.

Vlera e uljes do bëjë të mundur që shoferët të shpenzojnë dy juanë më pak, në krahasim me më parë, sa herë që do të mbushin me karburant makinat e tyre.

Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë rënë për shkak të furnizimit të bollshëm, të fuqizimit të dollarit dhe të probabilitetit të rritjes së kërkesës.

Parashikohet se çmimet globale të naftës do të vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Kompanive kryesore kineze të naftës u është kërkuar të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm dhe të zbatojnë politikën e çmimeve. (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore