Rusia do të mbështesë Libanin për riatdhesimin e refugjatëve sirianë

2018-08-21 09:36:19 CRI Komenti juaj Printoni

Në takimin me homologun libanez Gebran Bassil, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se vendi i tij do ta ndihmojë Libanin të kthejë refugjatët sirianë në vendin e tyre.

"Kemi diskutuar perspektivat e forcimit të bashkëpunimit tonë për të rikthyer në mënyrë të sigurt dhe dinjitoze në shtëpi refugjatët nga Republika Arabe e Sirisë, të cilët gjetën strehim të përkohshëm në tokën libaneze."

Bassil tha se tani disa zona të Sirisë janë të qëndrueshme dhe në paqe, prandaj Libani nuk e sheh të arsyeshme të vijojë strehimin e refugjatëve sirianë në territorin e tij.

"Kushtetet në Siri kanë ndryshuar, krahinat janë bërë më të qëndrueshme dhe të sigurta, prandaj nuk ka arsye për sirianët të qëndrojnë në Liban. Ky veprim rrit mundësitë e zgjidhjes politike dhe jo të kundërtën."

Lavrov-i shtoi se refuzimi i ShBA-së për pjesëmarrjen në rindërtimin e Sirisë synon pengimin e riatdhesimit të refugjatëve sirianë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore