Kinë, këshilltarët politikë diskutojnë kontrollin ndaj ndotjes

2018-08-21 09:21:36 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilltarët politikë të Kinës po diskutojnë mënyrat se si të përmirësojnë punën e kontrollit të ndotjes në vend.

Kryetari i Komitetit Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Wang Yang, nënvizoi se Kina duhet të marrë masat që të fitojë luftën kundër ndotjes dhe të përballojë çështjet kryesore të mjedisit.

Zv.kryeministri Han Zheng dha një raport mbi kontrollin e ndotjes dhe shkëmbeu pikëpamjet me këshilltarët politikë.

Han tha se Kinës i duhet një plan veprimi për mbrojtjen e ajrit, ujit dhe tokës nga ndotja si dhe masa ndëshkuese për veprimet që dëmtojnë mjedisin.

Sesioni i diskutimit planifikohet të zhvillohet nga e hëna deri të mërkurën në Pekin. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore