Itali, përfundon misioni i shpëtimit pas shembjes së urës

2018-08-20 10:24:15 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet italiane bënë me dije se puna e kërkim-shpëtimit pas rrëzimit të urës Morandi në Gjenovë të Italisë ka përfunduar.

Po atë ditë, qeveria e Gjenovës tha përmes një deklarate se incidenti i rrëzimit të urës që ndodhi më 14 gusht shkaktoi vdekjen e 43 vetave.

Përveç shtetasve italianë, në mesin e viktimave kishte edhe shtetas shqiptarë, kolumbianë, kilianë, francezë etj.

Një ditë pas tragjedisë, qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Ligurias për 12 muaj për të organizuar punët e shpëtimit dhe të rindërtimit.

Qeveria qendrore vendosi të japë një fond prej 30 milionë eurosh për ndërtimin e sistemeve rrugore alternative në zonë dhe mbështetjen e banorëve që kanë humbur banesat për shkak të këtij incidenti.

Ura Morandi u ndërtua në vitet '60 dhe ishte 1182 metra e gjatë, 18 metra e gjerë dhe 90 metra e lartë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore