Kina dërgon në Afrikë mbi 2000 mjekë tradicionalë kinezë

2018-08-20 10:52:27 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Administratës Kombëtare të Barnave Tradicionale Kineze të Kinës, Yu Wenming, tha të shtunën se qeveria kineze, nëpërmjet metodave të ndryshme, i ofroi popullit afrikan shërbimet e mjekësisë tradicionale kineze, duke dërguar mbi 2000 mjekë tradicionalë kinezë në Afrikë.

Po në të njëjtën ditë, Yu Wenming u shpreh në Forumin e Bashkëpunimit të Mjekësisë Tradicionale Kinë-Afrikë se qeveria kineze nënshkroi marrëveshje në fushën e mjekësisë tradicionale me Ganën, Tanzaninë, Komorën, Malawi-n, Etiopinë etj.

Mjekësia tradicionale kineze ka hyrë në vendet afrikane për t'i shërbyer popullit afrikanë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme ngjitëse, sëmundjeve normale, si dhe në kujdesin ndaj shëndetit.

Siç njoftohet, se barnat e përbëra nga artemisinina janë bërë ilaçet e zgjedhura për trajtimin e malaries; programi "pastrimi i shpejtë i malaries" i Universitetit të Mjeksisë Tradicionale Kineze të Guangzhou-së ka kontrolluar efektivisht epideminë e malaries dhe nuk ka konstatuar asnjë vdekje të pacientëve të prekur nga kjo sëmundje. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore